Top

Mjekët i thanë që të mos luajë në Evropian, Cana vuan nga kjo sëmundje

Nga sot nuk do ta shihni më Lorik Canën në fushë. Burime të sigurta nga kombëtarja shqiptare kanë bërë të ditur  se Lorik Cana i ka dhënë fund karrierës si futbollist pas mos gjetjes së një skuadre për sezonin e ri.

Sot, 31 Gusht është dita e fundit e merkatos së verës. Pas mbylljes së merkatos në orën 24:00 te mesnatës mund të thuhet edhe zyrtarisht se Lorik Cana i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike prej afro 15 vjetësh.

Por eshte zbuluar shkaku kryesor pse Cana po e mbyll karrieren ne heshtje.

Loriku vuan nga nje semundje ne mezer qe nuk e lejon te luaj ende ne fushe pasi eshte e demshme per shendetin e tij.

Mjeket i sugjeruan qe te mos luante ne kampionatin evropian te Frances por Cana refuzoi keshillen e mjekeve per te realizuar endrren duke luajtur ne kompeticionin me te madhe ne karrieren e tij.

Pavarësisht se Cana ka konfirmuar largimin nga futbolli në nivel kombëtaresh pas Euro 2016, kjo tërheqje përfundimtare vjen më shpejt nga sa pritej.

Edhe pse do duhet konfirmuar zyrtarisht nga vet lojtari, duket se epoka Cana po vjen drejt fundit, por mund të mbyllet me lavdinë e kualifikimit historik të Shqipërisë në një turne madhor.

© 2016 SportsBlog.com. All rights reserved. Interactive One Millennial
Be the first to Like or Reblog this post

Bëri bujë të madhe kur erdhi te Interi para dy muajve, sot largohet si i pavlerë (FOTO)

Ka zgjatur vetëm dy muaj aventura e Caner Erkinit te Interi.

Skuadra italiane ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën turke, Besiktas, për huazimin e mbrojtësit të krahut të majtë te Besiktas, me të drejtën e blerjes, përcjell Lajmi.net.

Caner Erkin erdhi te Interi këtë verë si transferim i lirë nga Fenerbahce.

Me ardhjen e tij u mendua se do të zgjidheshin problemet e krahut të majtë, por qëndrimi i tij te Interi, ishte shumë më i shkurtër se sa mendohej.

© 2016 SportsBlog.com. All rights reserved. Interactive One Millennial
Be the first to Like or Reblog this post

ZYRTARE: Talenti 17 vjeçar nga Ferizaji prezantohet te Juventusi (FOTO)

Njëri ndër talentët më të mëdhenj që po i rritet Kosovës në Zvicër, Andi Zeqiri, është transferuar në Itali te Juventusi.

17 vjeçari me prejardhje nga Ferizaji, ka kaluar në formë huazimi nga Lausanne – Sport tek të rinjtë e Juventusit, për një edicion.

Zeqiri konsiderohet njëri ndër talentët më të mëdhenj që po rritet në Zvicër, ndërsa ka arritur të debutoi me Lausannen në ligën e dytë të Zvicrës që në moshën 16 vjeçare.

“Është nder të njoftojmë se sulmuesi i ri Andi Zeqiri është huazuar te Juventusi me të drejtë blerje në fund të edicionit. Klubi italian ka treguar dëshirë të madhe për të punuar me Andin”, shkruhet mes tjerash në komunikatën e FC Lausanne-Sport.

Andi do të jetë pjesë e ekipit U19 të Juventusit për sezonin 2016/17, dhe nëse bind do t’i bashkohet skuadrës më të madhe italiane.

© 2016 SportsBlog.com. All rights reserved. Interactive One Millennial
Be the first to Like or Reblog this post
Load